Aksident i rëndë në Korçë, dyshohet për disa të plagosur

4 Shkurt 2024, 17:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Korçë, dyshohet për disa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një automjet është aksidentuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Belorta, ku dy mjete janë përplasur, teksa paraprakisht raportohet për dy persona të plagosur rëndë. Sikurse duket nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, aq sa një nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës, e shkatërruar tërësisht.

Ndërkohë policia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje.

 

Po ndodh...