Aksident i shumëfishtë në lezhë/ Makina përplas biçikletën dhe 3 automjete të tjera, përfundon në lokal

14 Dhjetor 2022, 10:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i shumëfishtë në lezhë/ Makina përplas

Një automjet është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë mëngjesin e sotëm  në rrugën Lezhë-Shëngjin.

Makina e cila lëvizte me shpejtësi ka humbur kontrollin, e për pasojë ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë dhe 3 automjete të tjera, të cilat ishin të parkuara pranë një lokali, buzë rrugës.

Mësohet se mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në lokalin pranë rrugës, duke thyer xhamin.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Po ndodh...

ide