Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, raportohet për tre të plagosur

11 Mars 2025, 13:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, raportohet për tre të

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orë 12.00 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Rrogozhinë.

Burime nga vendngjarja raportojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Karinë.

Në aksident janë përfshirë dy autovetura. Pas përplasjes mes tyre, njëri nga automjetet ka dalë jashtë rruge. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128