Aksident në aksin rrugor Plepa-Shkozet, makina përplas për vdekje të moshuarin, viktima ende i pa identifikuar

15 Qershor 2024, 12:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin rrugor Plepa-Shkozet, makina përplas për vdekje
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, është regjistruar pak çaste më parë në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se në aksin rrugor Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...