Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara
11 Janar 2025, 08:53 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, pranë varrezave të dëshmorëve.
Një automjet tip 'Audi' ka humbur kontrollin rreth orës 1:30 dhe ka përplasur makinat e parkuara, duke dëmtuar 5 automjete.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i 'Audit', i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shpejtësia e 'Audit' ka sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetet e parkuara.
-
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 Janar 2025
11 Janar, 08:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


