Aksident në Lezhë-Milot/ Plagosen dy persona, njëri i mitur

31 Janar 2024, 17:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Lezhë-Milot/ Plagosen dy persona, njëri i mitur
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të njohur si kryqëzimi i Treshit.

Dy automjete tip “Volkswagen” janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasoja kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve i mitur.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Një hetim ka nisur lidhur me rastin.

 

Po ndodh...

ide