Grabisnin banesat e të moshuarve në Itali, arrestohen dy shqiptarët

31 Janar 2024, 17:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabisnin banesat e të moshuarve në Itali, arrestohen dy
Autoritetet në Itali kanë arrestuar dy shqiptarë pasi akuzohen për grabitje.

Në pranga kanë rënë shqiptarët përkatësisht të moshave 34 dhe 20 vjeç, pasi kanë grabitur disa banesa të të moshuarve.

Të dy u hetuan nga oficerët e komisariatit të Fanos për një episod që daton në shtatorin e kaluar, kur policia ndërhyri në lagjen Rosciano të Fanos, ku dy persona u raportuan se kishin hyrë fshehurazi në një shtëpi.

Ndërhyrja e policisë i ka detyruar të dy të largohen. Megjithatë, hetimet e mëvonshme çuan në identifikimin shqiptarëve, të cilët qëndronin në mënyrë të parregullt në territorin italian, të cilët vepronin duke përdorur automjete të marra me qira dhe kishin shënjestruar kryesisht shtëpitë e të moshuarve, të cilët i goditën pas vëzhgimit nga jashtë,- shkruajnë mediat vendase.

Shqiptarët janë dërguar në paraburgim.

 

Po ndodh...

ide