KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Tiranës

31 Janar 2024, 17:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të martën më të rikthejë në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Mariana Shegani (Dedi), e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 23 shkurt 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Shegani mori vlerësim pozitiv për figurën dhe profesionalizmin në shkallën e parë të vetingut.

Vendimi për ndryshimin e vendimarjes së Komisionit dhe konfirmimin në detyrë të gjyqtares Shegani(Dedi), u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo.

Shegani(Dedi) e ka filluar karrierën në vitin 1992 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku edhe ka vazhduar të ushtrojë detyrën për gati tri dekada.

 

Po ndodh...

ide