Konfirmohet në detyrë prokurori i Beratit
31 Janar 2024, 17:17 / AKTUALITET

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli këtë të mërkurë vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Beratit, Gentian Habazaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun.
Gjatë seancës dëgjimore të martën, Habazaj dha shpjegime për një depozitë dhe një apartament në përdorim, të krijuara me të ardhurat e prindërve, si dhe për disa çështje profesionale. Ai tha se kishte vërtetuar të kundërtën e barrave të provës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Habazaj e ka filluar karrierën e tij në prokurorinë e Durrësit dhe që nga viti 2010 e ushtron detyrën në prokurorinë e Beratit.
-
KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Tiranës
31 Janar, 17:09 -
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
Për Punët e Shqipërisë
Nga Ditmir Bushati
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
Nga Rebecca Solnit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

