Aksident në Mat, përplasen dy makina, plagosen dy persona
25 Janar 2024, 16:54 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia bën me dije se shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, është aksidentuar me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.H.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.
Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

