Aksident në rrugën Lin-Pogradec, makina përplaset me trafik ndarësen, përfundon në korsinë e biçikletave
29 Maj 2025, 20:42 / AKTUALITET

Një aksident rrugor është regjistruar pak pasditen e sotme në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarëset dhe për pasojë ka kaluar në korsinë e biçikletave duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.
Aktualisht raportohet se nuk ka të dëmtuar, drejtuesi i automjetit ka qënë duke udhëtuar i vetëm dhe pas aksidentit është transportuar në spital për kontrolle, por pa dëmtime.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





