Përplasen dy tramvaje në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
28 Maj 2026, 23:32 / BOTA

Të paktën 12 persona mbetën të plagosur pasi dy tramvaje u përplasën në Hanover të Gjermanisë. Sipas autoriteteve lokale, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në sinjalistikë.
Policia bëri të ditur se të lënduarit, të moshës nga 15 deri në 87 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta. Njëri prej tramvajeve arriti të ndalonte menjëherë në stacionin “Allerweg”, duke u dhënë mundësi pasagjerëve të zbrisnin në mënyrë të sigurt.
Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar pasagjerët dhe për të trajtuar të plagosurit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128