Aksident në Shkodër, i riu humb kontrollin e automjetit, plagosen dy 17-vjeçaret
28 Shkurt 2024, 15:36 / AKTUALITET

Një shofer 24 vjeçar ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë automjeti doli nga rruga në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 shtetase 17 vjeçe, pasagjere në automjet. Shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 14:05, në lagjen “Skënderbeg”, shtetasi L. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 shtetase 17 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi L. K. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

