
Tregtonte pjesë të makinave kontrabandë, arrestohen pronari i servisit në Korçë

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi akuzohet se shiste pjesë të makinave kontrabandë në servisin e tij.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.S, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, i cili ishte i paregjistruar në organet përkatëse, u gjetën 6 automjete me pjesë të çmontuara, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra dhe informalitetit, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 50 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 15.02.2024, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Çiflig, i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse, u gjetën 6 automjete (me pjesë të çmontuara), pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse”,- njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
-
Papa Françesku shfaq probleme shëndetësore, dërgohet në spital
28 Shkurt, 15:03 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128