
Aksident tragjik në Berat/ Makina përplas nënën me fëmijën 2 vjeç, vdes 30-vjeçarja

17 Janar 2025, 19:48 / AKTUALITET
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor “Berat-Dimal”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore bashkë me fëmijën e saj.
Autoritete policore raportojnë se shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra nëna 30-vjeçare, ndërsa fëmija i saj raportohet se nuk ka probleme për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, në Moravë.
Shoferi 25-vjeçar i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
-
E trishtë/ Ndërron jetë aktorja e njohur
17 Janar, 19:41 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128