Aksidenti tragjik në Itali me 21 viktima, reagon MEPJ: Thellësisht të pikëlluar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu sot ngushëllimet për 21 viktimat e aksidentit tragjik në Mestre të Italisë. “Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre”, thuhet në një reagim të MEPJ.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, thekson MEPJ. Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se, sipas informacioneve deri tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që kanë humbur jetën.
Një autobus ka rënë nga një mbikalim i Vempës në Mestre duke marrë flakë. Rezulton se aksidenti shkaktoi disa dhjetëra të plagosur dhe të paktën 21 të vdekur, mes të cilëve dy fëmijë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
