
Aksidentohet një i mitur në Fushë Krujë, shoferi largohet nga vendngjarja

4 Tetor 2023, 15:23 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Një i mitur 12-vjeçar është aksidentuar në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. Një automjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.B., ka aksidentuar të miturin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
12-vjeçari është dërguar në spital tek Trauma për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Seanca e turpit
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128