Aksion anti-drogë në Belgjikë/ Dy shqiptarë hidhen në lumë për t’i shpëtuar policisë

Dy shqiptarë u hodhën në lumin Vesdre nga një ndërtesë e vendosur në 16B rue du Prince në Verviers në Belgjikë për t’i shpëtuar policisë.
Dy shqiptarët u hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar një ndërhyrjeje të policisë federale, kërkim që synonte çmontimin e një plantacioni kanabisi. Për largimin e bimëve të organizatës kanë ndërhyrë edhe oficerët e mbrojtjes civile.
“Si pjesë e një rasti nën hetim, policia gjyqësore federale e Lièges zbuloi mbetjet e një plantacioni në një hangar në rrugën de Droixhe në Liège dhe një plantacion marijuane me afërsisht 1000 bimë, në një magazinë në rrugën du Prince në Verviers, ku dy individë me kombësi shqiptare u hodhën në lumë”, shprehet zyra e prokurorit publik të Lièges. “Një individ me kombësi shqiptare ndodhej në rrugën de Droixhe, ku ishte i zënë me pastrimin e mbetjeve të plantacionit.”
Në total gjatë operacionit u arrestuan 5 persona.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128