Alibej në GJKKO: I tregova policisë e prokurorit se kush ma vr*u vëllanë, por e humba besimin. Grupi i ekzekutorëve shkoi deri tek...

5 Qershor 2025, 12:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Alibej në GJKKO: I tregova policisë e prokurorit se kush ma vr*u

Në seancën e radhës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshmia e Erion Alibejt, një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe i akuzuar si kreu i një organizate kriminale në Elbasan.

Ai është i dyshuar si porositës i disa atentateve me pagesë, të motivuara nga hakmarrja dhe konfliktet në kuadër të krimit të organizuar.

Gjatë dëshmisë, Alibej foli për autorët e vrasjes së vëllaiut të tij Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në sy të gruas dhe fëmijëve në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018

“Ardian Çollaku më ka treguar se kush ishte Dashnor Dumani. Dhe më thotë se ka pas lidhje me një grabitje në lagjen time në kala.

Në këtë periudhë, kisha sistemin “Times” dhe i verifikova vëllezërit Çopja, Altin Ndoci dhe të gjithë që kisha dyshime.

Më 5 Janar 2019 ishte larguar nga Shqipëria dhe këto të tjerët ishin në një ishull grek.

Unë po humbisja dhe besimin te institucionet dhe më thonë që Abedin Mana ka bërë takim me Tonin Vocajn te stadiumi “Qemal Stafa”.

Kur jam vetë-dorëzuar, i pari që kam takuar ka qenë Leonard Palushi, i kam treguar për autorët e vrasjes së vëllait.

Më vjen prokurori në ambientet e paraburgimit Ritvan Suka dhe i them çdo gjë që i kam thënë Leonard Palushit.

I thashë pse nuk e bashkon çështjen.

Para se të dorëzohesha i kam dhënë informacion 3 punonjësve të policisë: Krenarit, Leonardit dhe Avniut.

Më vinin info nga Bujar Sheta, Arjan Spahiu etj., për vrasjen e Vëllait.

Pasi kam folur para policisë, grupi ekzekutor kanë shkuar deri te fëmijët në shkolla, i kemi vënë në dispozicion edhe makinat dhe asnjë veprim nga policia.

 

Po ndodh...