Ambasadorja amerikane në OKB vizitë në Shqipëri, zbardhet takimi me Presidentin Begaj

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së është pritur sot në një takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.
Presidenti Begaj theksoi se Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe në këtë kuadër vlerësoi vullnetin e përbashkët për ta forcuar e thelluar më tej dialogun midis dy vendeve. “Bashkëpunimi në fushat e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë dhe transportit, por jo vetëm, i kanë dhënë këtyre marrëdhënieve një substancë shumë domethënëse dhe për 100 vitet e ardhshme” – u shpreh Presidenti Begaj.
Presidenti Begaj nënvizoi se “ndjehemi të nderuar e të vlerësuar kur Shtetet e Bashkuara e shikojnë Shqipërinë si një pikë të rëndësishme referimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Falë edhe mbështetjes së gjithanshme e domethënëse të Shteteve të Bashkuara, sot kemi një sistem të ri drejtësie, i cili po fillon të funksionojë dhe është vendimtar për procesin e integrimit evropian të vendit” .
Mirënjohje Presidenti Begaj shprehu edhe për ndihmën e dhënë në kapërcimin e pasojave të sulmeve kibernetike nga aktorë të lidhur me agjenci shtetërore iraniane. Duke iu referuar pasojave të këtyre sulmeve, si dhe masave të marra nga institucionet shqiptare, Kreu i Shtetit shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm.
-
-
-
Video/ Kur Berisha kërkonte me çdo kusht të bashkohej me Ramën
7 Nëntor, 12:13
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



