Ambulanca mbërriti me vonesë? Brataj i përgjigjet akuzave : Ekipi mjekësor shkoi në vendngjarje për 7 minuta

14 Gusht 2024, 13:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ambulanca mbërriti me vonesë? Brataj i përgjigjet akuzave : Ekipi

Drejtori i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu është përgjigjur akuzave të familjarëve të 42-vjeçarit Egli Proga, i cili dyshohet se u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, ka deklaruar se ambulanca dhe ekipi mjekësor kanë mbërritur në vendngjarje për 7 minuta.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se viktimës iu është dhënë ndihma mjekësore në ambulancë si edhe në spital.

Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat ekipit të Pogradecit në orën 19:12, në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit.

Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor, gjë e cila ka vazhduar brenda ambienteve të spital

I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë deri në përfundim të misionit të ekipit mjekësor. Ekipi ka shkuar në vendngjarje për 7 minuta, në total për 20 minuta është menaxhuar misioni me kod të kuq traumatik që dihet dhe rezultati final ”, tha Brataj.

 

Po ndodh...