Amerikani tregon arsyet pse vendosi të jetë banori më i ri në Gështenjas të Pogradecit

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të jetojë përfundimisht në Shqipëri.
Madje prej disa muajsh ai është vendosur në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
“E bleva shtëpinë para disa vitesh dhe jam zhvendosur përfundimisht para shtatë muajsh. E dua Shqipërinë. Desha një përvojë ndryshe në jetë. Shqipëria është shumë e bukur, dhe klima më e butë”, theksoi ai.
Ai ka vizituar pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë, por thotë se ka shumë për të eksploruar.
“Kam parë gati çdo gjë në jug. Berat, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Përmet, Korçë. Kam qenë gjithandej në Shqipërinë e Jugut, por ende nuk kam qenë në veri. Mezi pres ta eksploroj.
Jam pjesë e një komuniteti online me miq që prodhojnë video për jetën në Shqipëri. Unë fokusohem te historia. Jam gjithmonë i zënë, nuk ka momente të mërzitshme. Ndoshta do nis një biznes timin”, tha Craig Zieves.
Amerikani ka e një mesazh për shqiptarët që duan të largohen nga vendi.
“Keni një nga vendet më të bukura në botë. Shqipëria po përmirësohet çdo ditë. Kam parë përparim të jashtëzakonshëm në këto pesë vite. Ka shumë arsye për të qëndruar. Njerëzit kanë liri dhe kjo është një nga gjërat më të mira në botën perëndimore. Nëse largoheni nga Shqipëria dhe u pëlqen vendi ku do shkoni, kjo është mirë. Por edhe Shqipëria është fantastike. Unë këtu mendoj se ka shumë mundësi. Mbase një ditë të afërt do të jeni dhe në BE”, u shpreh ai.
Madje ai shton se në të ardhmen e afërt do të martohet, dëshira është që te vazhdoj te jetoje në Shqipëri.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
