
Analisti: U ngrit tymnajë e madhe, pa SPAK nuk ka integrim në BE

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, analisti Elvis Iljazaj u shpreh se pa SPAK, Shqipëria nuk mund të integrohet dot në Bashkimin Europian.
Ai theksoi se, pavarësisht tymnajave që ngrihen, SPAK është i pakthyeshëm dhe pa luftë kundër korrupsionit, sipas tij vendi vendi nuk mund të integrohet dot në strukturat euroatlantike.
“Unë jam europian. Shiko, këtu u ngrit një fabul dhe një tymnajë. Tani, unë nuk e di se për çfarë kanë ardhur amerikanët në SPAK, por që kur ikën, u ngrit një tymnajë e madhe, me demek se SPAK-u ishte prodhim i korrupsionit të Soros-it dhe se Trump do ta shkrinte. Unë po them që PD, kur ikën amerikanët, kishte një entuziazëm dhe tha se ikën amerikanët nga SPAK dhe tani administrata e re e sheh SPAK-un si një prodhim të Yuri Kim, Soros-it dhe të tjerë më radhë. Unë di një gjë shumë të sigurt dhe ja u them me bindje: SPAKU është i pakthyeshëm. Pa SPAK dhe pa luftë kundër korrupsionit, nuk ka integrim të Shqipërisë në BE. Pa SPAK, nuk ka integrim të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, e mbylli fjalën e tij Iljazaj.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128