“Aq shumë ka kokainë në Shqipëri, sa ka rënë çmimi”/ Eksperti Karamuço i bën thirrjen e fortë Policisë së Shtetit: Duhet të goditen “kokat”

18 Shtator 2023, 19:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Aq shumë ka kokainë në Shqipëri, sa ka rënë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka qenë i ftuar ditën e sotme në emsionin “Top Talk”, teksa ka komentuar operacionin policor të koduar “Tempulli”, i cili çoi në pranga 233 persona në disa qarqe të vendit.

Karamuço me nota kritike i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit se në të vërtetë duhet të goditen “kokat” që e sjellin lëndën narkotike në Shqipëri, se sa të kryhen qindra arrestime spaçatorësh.

“Në janar ose shkurt do të hyjë në fuqi amnistia dhe do të dalin që të gjithë të arrestuarit. Si ka mundësi që policia nuk i di linjat kryesore se nga futen, jo kanabis, as ato sintetiket por kokaina dhe heroina. Mos duhet t’ja përmend unë dhe kolegët e mi me emra që na i thotë Interpoli dhe Europoli. Nëse duam të luftojmë krimin e organizuar ‘Ujku i Cërrikut’ nuk është një pjesëtar i krimit të organizuar, ai është një shpërndarës. “- tha Ervin Karamuço.

Nga ana tjetër, eksperti ka treguar se sasia e drogave të forta në vend është aq e lartë sa çmimi për kokainën dhe heroinën ka rënë.

Prezenca e kokainës dhe heroinës është aq e lartë sa ka rënë çmimi. A mund të më thotë dikush çfarë suksesi është ky?”- përfundoi eksperti.

Përmendim se pak ditë më parë mbi 200 persona të dyshuar si pjesëtarë të 23 grupeve kriminale që shpërdanin drogë nëpër zona të banuara dhe afër shkollave u arrestuan gjatë një operacioni që u shtri në disa qytete kryesore të vendit.  

Operacioni u ndërmor më 14 shtator ndërsa deri më tani pjesa më e madhe e të arrestuarve janë paraqitur në gjykatat e qyteteve Durrës, Tiranë e Korçë e Vlorë ku janë njohur me masat e sigurisë.

 

Po ndodh...