Me vrap nga dalja.../ Arratisja ‘spektakolare’ e të burgosurit në Durrës, Ndocin e priste Audi i bardhë në parkimin e spitalit! Si u iku nga duart efektivëve

13 Janar 2026, 14:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Me vrap nga dalja.../ Arratisja ‘spektakolare’ e të burgosurit

I paraburgosuri Altin Ndoci kishte shkuar në spitalin Infektiv të Durrësit për një vizitë, teksa ka qenë i shoqëruar nga 3 punonjës policie të burgjeve. Ai ka kërkuar të shkojë në tualet, më pas ka goditur rojen që e shoqëronte te dera dhe ka dalë jashtë godinës së spitalit.

Sipas burimeve policore, në parkimin e spitalit dyshohet se e priste një automjet luksoz tip Audi A7, me ngjyrë të bardhë dhe targa AA700RS. Menjëherë pas daljes nga spitali, Ndoci është futur në mjet, me të cilin autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Spitallës.

Me vrap nga dalja.../ Arratisja ‘spektakolare’ e të burgosurit

Policia ka ndërmarrë kontrolle intensive në Durrës dhe zonat përreth, duke ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar itinerarin e arratisjes.

Autoritetet dyshojnë se arratisja nuk ka qenë spontane, por e mirëplanifikuar, duke marrë parasysh profilin kriminal dhe rrezikshmërinë e lartë të Altin Ndocit. Hetimet janë përqendruar edhe në identifikimin e personave që mund ta kenë ndihmuar në largim.

Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, edhe Policia e Tiranës ka intensifikuar masat e sigurisë, duke ngritur postblloqe në disa akse rrugore, kryesisht në hyrje-dalje të kryeqytetit.

Raportohet se kontrollet po zhvillohen në pikat strategjike që lidhin Tiranën me Durrësin dhe qytete të tjera, në kuadër të një operacioni të zgjeruar për kapjen e personit në kërkim.

Me vrap nga dalja.../ Arratisja ‘spektakolare’ e të burgosurit

 

Po ndodh...