I akuzuar për 4 vrasje dhe pjesë e grupit të Talo Çelës, kush është 39-vjeçari i arratisur nga spitali i Durrësit

13 Janar 2026, 14:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

I akuzuar për 4 vrasje dhe pjesë e grupit të Talo

Altin Ndoci është arratisur këtë mesditë nga spitali infektiv i Durrësit, ku ishte i shoqëruar nga policia e burgut për të kryer kontrolle mjekësore.

Drejtoria e Burgjeve në një deklaratë pas ngjarjes tha se efektivët kanë tentuar ta ndalojnë, por nuk kanë mundur dot, ndërsa vijojnë kërkimet.

39-vjeçari ndodhej në paraburgimin e Durrësit, ndërsa emri i tij është i njohur në botën e krimit dhe hetohet nga SPAK me disa akuza.

Ndoci njihet si person i ‘rekrutuar’ nga Talo Çela, dhe në dosjen e SPAK akuzohet për përkrahja e autorit të krimit, konkretisht këtij të fundit, gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në lidhje me vrasjen e Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.

Po ashtu ai akuzohet për “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një  herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.





Po ndodh...