Arrestimi i Breçanit/ Detajet e reja, ish-zv/drejtori i Policisë do shihte ndeshjen, u ndalua te stadiumi ‘Air Albania’

Mbrëmjen e kaluar përfundoi në pranga ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Ai u vu në pranga pas një operacioni të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhër arreste, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.
Në momentin e arrestimit, Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë. Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e europianit. Në atë moment, bashkë me Breçanin u arrestua edhe Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.
Ndërsa Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
