Arrestohen dy shitësit e drogës në Roskovec
14 December 2023, 13:19 / AKTUALITET

Dy shtetas janë arrestuar në Roskovec, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Xhelal Ruko, 59 vjeç, dhe Eriseld Kalemaj, 39 vjeç, dyshohet se shisnin kanabis në zona të ndryshme të qytetit.
“Nga kontrollet fizike, këtyre shtetasve iu gjetën në total, 430 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat ishin përgatitur me qëllim shitjen në bashkëpunim. Droga, bashkë me një peshore elektronike dhe 2 celularë u sekuestrua”,- njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Gjesti që zbuloi vogëlsinë e një kryeministri banal
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Kur heshtjes i vishet toga
Nga Auron Janku
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


