Arrestohet me doza kokaine i riu shqiptar në Itali, 25-vjeçari tentoi t’i ikte policisë duke bërë manovra të rrezikshme

11 Mars 2025, 17:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohet me doza kokaine i riu shqiptar në Itali, 25-vjeçari

Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, të cilit i gjetën 6 doza kokainë si dhe 160 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës.

I riu, i cili po ngiste një makinë me qira në Torricella di Magione (PG), bëri manovra të rrezikshme në sytë e patrullës së Karabinierëve për t’iu shmangur një kontrolli të mundshëm.

Kur ata e urdhëruan të ndalonte, ai nuk u bind dhe si pasojë e një ndjekje të shkurtër, ai u lokalizua në San Feliciano di Magione.

Ndërsa po arratisej me makinë, i riu ka hedhur nga dritarja lëndën narkotike, e cila u sekuestruara nga Karabinierët.

Ndërsa gjatë kontrollit personal dhe në automjet, atij iu gjetën 160 euro dhe një celular, të cilat  të sekuestruara.

25-vjeçari u dënua me tetë muaj burg dhe 800 euro gjobë.

 

Po ndodh...