Arrestohet në flagrancë 42 vjeçari në Tiranë, vendoste baste në lokal

Një 42 vjeçar banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke vendosur baste sportive në një lokal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave".
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientin e një lokali.
Vihet në pranga 1 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi:
- A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë????♂️????
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit????????
#nëshërbimtëqytetarëve????♂️????????♂️
-
-
-
Vjosa, zbulohet plani nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë
17 Tetor, 10:52
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



