
Arrestohet nga SPAK ish-drejtori i paraburgimit të Vlorës, vitin e kaluar u përplas me ministrin Hoxha

Është arrestuar dy ditë më parë me urdhër të SPAK ish-drejtori i paraburgimit të Vlorës Zambak Gjoni.
Lajmi është mësuar nga mediat vetëm ditën e sotme, kur Gjykata e Posaçme ka rikonfimruar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.
Burime bëjnë me dije se prokurori i SPAK Bledar Maksuti ka ngritur ndaj tij akuzon për ndërhyrje në sistemet kompjuterike.
Prokuroria e Posaçme dhe Policia nuk kanë dhënë asnjë njoftim mbi këtë rast, dhe mbrojtja e të arrestuarit shprehet e rezervuar për të dhënë detaje.
Gjithashtu, ditën e sotme GJKKO ka marrë dhe vendimin që të ndalojë publikimin në media të akteve të dosjes ndaj Zambak Gjoni, fakt që i jep më shumë rëndësi arrestimit të tij.
Vitin e kaluar Zambak Gjoni depozitoi një kallzim në SPAK ndaj ministrit aktual të brendshëm Ervin Hoxha për veprën penale “shpërdorim detyre” lidhur me një ndërtim pa leje në Shkodër.
Ai pretendonte se subjekte të krimit të organizuar kishin ndërhyrë tek IKMT që në atë kohë drejtohej nga Hoxha, për të mos prishur objektin. Gjoni ka qenë deri para disa kohësh me funksion drejtor Inspektimesh, pranë këtij inspektorati.
-
Dy tërmete për një orë në Kretë, ja sa ishte magnituda
14 Mars, 19:32 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128