Balluku shpërfilli kërkesat/ Tensione në protestën e Hotolishtit, bllokohet aksi kombëtar

Banorët e Hotolishtit kanë nisur sot një protestë tjetër duke bllokuar rrugën kryesore, ndërsa nuk kanë munguar tensionet mes tyre dhe efektivëve të policisë.
Banorët kërkojnë shpronësime me çmime tregu dhe ndërtimin e tunelit në mënyrë që fshati të mos cënohet nga projekti i Korridorit VIII.
Banorët propozojnë ndërtimin e një tuneli, që do të shmangte dëmet mbi pjesën historike të fshatit dhe mjedisin përreth, duke lejuar që rruga të ndërtohet pa cënuar komunitetin.
Përveç rrugës së projektuar, një tjetër pikë e nxehtë për protestuesit është kompensimi i pamjaftueshëm që shteti u ka ofruar. Banorët pohojnë se shumat e premtuara nuk mjaftojnë për të rindërtuar shtëpitë e tyre në zona të tjera, ndërsa për tokat bujqësore, çmimi prej 174 lekësh për metër katror cilësohet si i papranueshëm dhe i padrejtë.
Zemërimi i tyre është përqendruar veçanërisht ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila sipas banorëve nuk iu përgjigj thirrjes për një takim që ishte paralajmëruar për të martën. Ky refuzim është parë si një tjetër shenjë e injorimit të shqetësimeve të tyre legjitime.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

