
Biznesmeni Lad Kosta sqaron mediat: Terminali dhe Sky Taxi nuk janë privatizuar dhe nuk janë kompanitë e mia


Biznesmeni Vladimir Kosta ka përgenjeshtruar lajmin e publikuar në disa media mbi privatizimin e terminalit të taksive.
I pyetur nga mediat Zoti Kosta deklaron se kompania “Sky taxi” nuk është pronë e tij dhe ska asnjë lidhje me këtë biznes. Ai falenderon mediat nëse interesohen dhe pasqyrojnë realitetin.
Ai kërkoi që lehtësisht mediat mund të verifikojnë në QKR pronësinë dhe administrimin e kompanisë “Sky taxi”
Terminali lindor i autobusëve, i cili ndodhet në Sauk, përveç funksionit kryesor ofron edhe shërbime të tjera.
Pak më parë disa media njoftuan se:
“terminali dhe parkimi privatizohen nga rrjeti i taksive “Sky Taxi” në pronësi të ish-deputetit socialist Vladimir Kosta, pronar gjithashtu i “Sky Tower”.
Sipas disa mediave thuhej se: Taksistë thonë se trau i terminalit hapet vetëm për taksitë e Kostës dhe rrjedhimisht e gjithë klientela u shkon atyre.
Zyrtarisht burime nga QKR konfirmojnë se SKY Tower dhe Sky Taxi, kanë dy pronarë të ndryshëm.

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide

Asnjëherë nuk ka qenë turp të thuash "jam nga Bathorja"!


Bonusi opozitar "Berisha" për Edi Ramën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128