Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas! ARRSH orienton drejtuesit e automjeteve drejt aksit tjetër problematik

21 Shkurt 2026, 14:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas! ARRSH orienton drejtuesit e automjeteve

Ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh si rrugë alternative, ky segment paraqitet me dëmtime të shumta në trupin e rrugës, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe problematik.

Kjo thirrje vjen pasi ARRSH njoftoi bllokimin e qarkullimit në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, për arsye sigurie.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që orientohen drejt itinerarit alternativ përballen me një tjetër problematikë, pasi edhe ky aks rrugor ka nevojë për ndërhyrje dhe përmirësim të menjëhershëm.

Po ndodh...

ide