Shkarkimet nga hidrocentrali i Banjës, përmbytje në toka bujqësore dhe banesa në Fier

21 Shkurt 2026, 14:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkarkimet nga hidrocentrali i Banjës, përmbytje në toka

Shkarkimet nga hidrocentrali i Banjës me rreth 100 metër kub ujë në sekondë shtuan sërish prurje të mëdha në lumenjtë e qarkut Fier, duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore dhe në banesa.

Situata nga përmbytjet paraqitet më problematike në fshatrat Petovë dhe Mbrostar të Bashkisë Fier, ku një nga banorët thotë se janë përmbytur 3 herë brenda pak muajsh, duke i detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, për shkak të lagështirës.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në sektorin e bujqësisë, ku hektarë të tërë janë nën ujë. Fermerët thonë se veç kulturave të mbjella që u kalbën nga uji, nevojitet një kohë e gjatë që parcelat të thahen, për t’u rimbjellë me kultura të reja.

Të shqetësuar për përmbytjet e vazhdueshme, banorët thonë se dëmi ekonomik që iu është shkaktuar në banesa dhe toka bujqësore është tepër i madh, duke i çuar ata në kushte mbijetese.

Po ndodh...

ide