Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mjaftueshëm territore

Ukraina nuk po e humbet luftën që po zhvillohet kundër Rusisë dhe rezultati i saj mbetet i pasigurt, tha sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë me Agence France-Presse.
“Nuk mund të themi se po e humbasim luftën, sinqerisht, sigurisht që nuk po e humbasim. Pyetja është nëse do të fitojmë, po, kjo është pyetja, por një pyetje që ka një çmim shumë të lartë“, theksoi ai.
Ukraina ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit të saj nga forcat ruse në jug në ditët e fundit, tha Zelensky, ndërsa bisedimet e paqes mbeten të bllokuara për shkak të kërkesës së Moskës që Kievi të tërhiqet nga Donbasi.
“Deri më sot, 300 kilometra katrorë janë çliruar” në kundërsulmin e vazhdueshëm, tha Zelensky, vetëm disa ditë para përvjetorit të fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt 2022, konflikti më i keq në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai tha se ushtria ukrainase po përballet gjithashtu me probleme të lidhjes me rrjetin Starlink, që kur Elon Musk ra dakord në fillim të shkurtit të çaktivizonte terminalet Starlink të përdorura nga Rusia në vijën e frontit.
“Ka probleme, ka sfida. I kam kërkuar Ministrit të Mbrojtjes të bëjë gjithçka që mundet“, theksoi Zelensky, por siguroi se forcat ruse kanë probleme shumë më serioze në këtë nivel.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128