Bojkoti, ‘tradhëti’ mes kolegë, avokati Saimir Vishaj: Nga nesër të merret pjesë në seanca gjyqsore

Rreth 2 mijë avokate në më pak se një muaj kanë bojkotuar proceset një forme greve për të detyruar KLGJ që të reflektojë mbi hartën e re gjyqësore, për te cilën në fakt KLGJ tanimë ka votuar për mbylljen e shumë gjykatave.
Por siç duket disa nga këta avokatë kanë thyer këtë bojkot duke marrë pjesë në seanca gjyqësore të masave të sigurimit apo seanca paraprake dhe gjyqe themeli.
Nisur nga kjo Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë iu bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj se që nga nesër të marrin pjesë në seanca gjyqësore.
Njoftimin e ka dhënë kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj në një postim në Facebook.
Vishaj shkruan:
''S’ka më bojkot për aq kohë që në Elbasan, Shkodër, Lezhë, Tiranë, avokatët kanë thyer bojkotin duke marrë pjesë në seanca gjyqësore të masave të sigurimit apo seanca paraprake dhe gjyqe themeli. Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë i bën thirrje anëtarëve të saj që nga nesër të marrin pjesë në seanca gjyqsore’
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
