Bulqizë/ Makina përmbyset në rrugë, plagoset shoferi dhe pasagjeri
21 Gusht 2024, 19:59 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në vendin e quajtur “Ura e Qytetit” në Bulqizë.
Mësohet se drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë makina është kthyer përmbysë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Ukraina zgjeron kontrollin në rajonin rus të Kurskut
21 Gusht, 19:55 -
-
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


