Barcelona 'prezanton' stadiumin, ja sa do të kushtojë 'Camp Nou' i ri
21 Gusht 2024, 19:37 / SPORT

Dalëngadalë po përfundon ndërtimi i stadiumit të ri në Barcelonë, i cili parashikohet të jetë gati deri në fund të këtij viti me kapacitet 60 për qind.
Në fillim të vitit të ardhshëm më në fund mund të përfundojë plotësisht, shkruajnë mediat spanjolle.
Në prag të përfundimit të ndërtimit, klubi katalanas publikoi fotografi ku tregon se si do të duket “Camp Nou i ri”.
Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 105 mijë shikues dhe investimi kap vlerën e 1.5 miliardë eurove.
Meqë ra fjala, Camp Nou i ri do të jetë padyshim ndër stadiumet më moderne dhe me të bukur në Evropë, sipas klubit katalanas.
Ai do të zërë 18 hektarë në qendër të Barcelonës ndërkohë që klubi katalanas do të luajë në stadiumin Montjuic deri në fund të punimeve.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
Koherenca qesharake e opozitës!
Nga Alfapress.al
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

