Ky është efektivi, babai i tre fëmijëve që vari veten në portën e Manastirit
21 August 2024, 19:33 / AKTUALITET

Personi që shihni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Roland Serjani nga Delvina, baba i tre fëmijëve, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme i varur në portën e Manastirit të fshatit Kostar të Bashkisë Finiq.
Ka qenë një banor i zonës, i cili ka konstatuar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme trupin e pajetë të varur në derën e brendëshme në oborrin e Manastirit dhe më pas ka njoftuar Policinë.
Viktima ka punuar si efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës. Pas mbylljes së paraburgimit,ai ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motive që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti ekstrem.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
