Dan Hutra i vrau nusen shtatëzënë dhe motrën, Erjon Hysa: Isha duke punuar në skela kur e mora vesh lajmin

Erjon Hysa i cili humbi nusen, Hasimen dhe motrën Mevluten ishte duke punuar në Gjermani kur ndodhi ngjarja e rëndë
ku vrasësi Dan Hutra vrau 3 gra.
Në një intervistë televizive ai ka treguar se si e mësoi lajmin e kobshëm, bashkë me vëllain e tij me të cilin jeton dhe punon në Gjermani.
Intervista:
Ti ke humbur dy pjesëtarë shumë të rëndësishëm..
Erjon Hysa: Kam humbur motrën edhe nusen. Nusja ka qenë shtatzënë 2 muajshe.
Ti ku ke qenë?
Erjon Hysa: Kam qenë në Gjermani.
Si e more vesh lajmin?
Erjon Hysa: Unë kam qenë në punë atë ditë, kam qenë në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vetë, edhe kur e dëgjoj vëllain duke bërtitur. Çfarë është? S’po më tregonte. Zbrita atje, ai po qante me të madhe. Edhe kur më ka treguar se ka vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja). I kanë vrarë.
Kur kishte folur për herë të fundit me të?
Erjon Hysa: Në mëngjes
Asnjë kërcënim, asnjë rrezik të papritur?
Erjon Hysa: Jo jo pabesi. Se të ishte ashtu, kisha ardhur.
Me Dan Hutrën je takuar ndonjëherë?
Erjon Hysa: Jo asnjëherë.
Ke folur ndonjëherë në telefon?
Erjon Hysa: Në telefon kam folur vetëm një herë. Edhe kur kam folur, ai njeri s’më ka pëlqyer.
Përse?
Erjon Hysa: S’e di. Më tregonte dhe motra se kur del i jep makinës shpejt, ecën me shpejtësi.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

