Dedaj: Vangjush Dako është simbiozë e funksionimit të PS-së me botën e errët të krimit

Gazetari reldar Dedaj e shikon me skepticizëm hetimin e SPAK-ut të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për dy çështje të ndryshme, për tenderin për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave, si edhe për ndërtimin e pallatit pa leje në qendër të Durrësit, tendera këto të firmosur në vitin 2007.
Në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Dedaj u shpreh se dyshimi i tij lidhet me faktin se z. Dako është simbioza e funksionimit të Partisë Socialiste sa i përket marrëdhënieve të saj me botën e errët të krimit dhe lidhjeve të interesit.
“Vangjush Dako është simbioza e Partisë Socialiste, dhe ai është numri dy i cili në rolin e tij ka ndikuar në zgjedhjet e zhvilluara në Durrës, dhe Dako përfaqëson dhe botën e errët të Durrësit, mos harrojmë dhe ngjarjen e shumëpërfolur të Lulzim Berishës, me daljen e tij nga burgu.
Pra kjo është formula e pushtetit dhe marrëdhëniet e partisë socialiste me botën e interesave si dhe ato të krimit. Dhe për të kuptuar më shumë se si funksionon PS-ja duhet parë pikërisht rasti i Vangjush Dakos”, u shpreh ndër të tjera gazetari Reldar Dedaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

