
Del jashtë kontrollit zjarri në Kraps të Fierit, flakët po përhapen drejt fshatrave të Patosit

4 Tetor 2023, 16:59 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Zjarri në fshatin Kraps të Fierit po del jashtë kontrollit, duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë.
Raportohet se 4 automjete zjarrfikëse ndodhen tashmë në vendin e vatrës se zjarrit në kodrat me ullishte në Kraps për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dy vatra janë ende aktive njëra brenda perimetrit te zonës së djegur dhe tjetra po përhapet drejt fshatit Portëz në anën tjetër të kodrës duke djegur sipërfaqe te konsiderueshme me ullinj e madje duke kaluar pranë fshatit Grize në Patos.
Terreni mjaft i vështirë e ka bërë jo të lehte ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Seanca e turpit
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128