Dënohet me 15 vite burg Fredi Rrushi, vrau biznesmenin...

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin për zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Fredi Rrushit i ulet 1/3 e dënimit duke bërë që dënimi final të jetë 10 vite burg.
Trupi i biznesmenit Rruzhdi Hoxha u gjet i vdekur më 6 nëntor të vitit 2021, i mbuluar me zhavor në Qafë Mollë në zonën e Dajtit.
Një ditë pas ekzekutimit, Rrushi u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Sipas hetuesve, autori i mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi.
Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila dyshohet të jetë bërë për borxhe. Nga ana tjetër, kujtojmë se për vëllanë e autorit, Pajtim Rrushin, prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për “moskallzim krimi” dhe “kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
