
Dënohet në Belgjikë me 12 vite burg Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS

Drejtësia belge ka dënuar me 12 vite Ramazan Rrajan, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Sipas mediave vendase, gjykata vendosi dënim me 12 vjet burg për krerët e grupit kriminal shqiptaro-letonez, tre vjet më shumë se sa kishte kërkuar Prokuroria Publike.
Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.
Për të ilustruar këtë deklaratë, prokuroria publike iu referua kutive të mbushura me para të drogës, fotove të drogës, konfiskimit të orëve luksoze.
“Hetuesit kanë mundur të përcaktojnë organizimin rreth 36-vjeçarit Kaspars ‘The Boss’ N., falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e tij në Berchem.
Hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe shqiptarin Ramazan R. duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742. Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat. Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavan 57 kilogramësh kokainë”, shkruan media belge.

Bashkim, por me kë, për çfarë?!
ide

Ja pse leku po shpartallon euron

Lufta e SPAK kundër korrupsionit njeh kulme të reja!

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128