Dëshmia e penalitetit të Belerit e falsifikuar? Flet specialistja e Burgjeve: Rezulton i “Rehabilituar”

Anila Paci, specialiste në regjistrin e gjendjes civile në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka dëshmuar sot në gjyqin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, lidhur me dëshminë e penalitetit të tij, e cila dyshohet se është falsifikuar dhe ishte një ndër argumentet kryesore për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Pas arrestimit Fredi Beleri ka rezultuar si person “i dënuar”, ndërsa në certifikatat e gjendjes gjyqësore të marra me herët ose më vonë rezulton “i padënuar”. Gjatës dëshmisë së saj, Paci hodhi poshtë pretendimin e Belerit se është falsifikuar dëshmia e penalitetit.
Specialistja e Burgjeve tha se kur kërkimi për certifikatë të gjendjes gjyqësore bëhet individual nga e-Albania, nëse personi është rehabilituar, del me shënimin “i padënuar”. Por, sipas saj, nëse kërkesa bëhet nga institucioni si Prokuroria, Gjykata, apo KQZ, në përgjigje jepet gjithë historiku me rekordet e mëhershme penale dhe rezultati del “i dënuar”.
“Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaçme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqësorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i padënuar. Prokuroria nuk ka akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen ne dispozicion nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i “Rehabilituar”. Unë si specialiste, për kerkesat individuale nga E Albania” e çaktivizoj sistemin kur rezulton “I dënuar” dhe ia jap “I padënuar”. Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i padënuar, por nuk kanë akses në te dhëna të tjera. Në këte rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna per gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhenat qe është i dënuar”, tha Peci.
Avokatët bënë kundërshtim të dëshmisë, por prokurorja Dorina Bejko tha se nuk mund të ketë kundërshtim “sa kohë dëshmia e Pecit është marrë në kuadër të një kallëzimi që ka bërë vetë Beleri për falsifikim dokumentesh”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

