
Dëshmitarët nuk paraqiten, shtyhet seanca për “Gërdecin”

Seanca e sotme për çështjen Gërdeci u shty për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarëve të thirrur nga Gjykata e Posaçme.
SPAK kërkoi në seancë të gjendet dhe të thirret Anjola Agolli, ish sekretare e ministrit, e cila nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë më dispozicion një adresë të re të saj.
Ndërkohë u përsërit thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë, mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme.
Gjykata informoi se ministria e Drejtësisë ka dërguar letër-porosinë në SHBA për të marrë në pyetje Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane të demontimit të armëve.
Dëshmitari i fundit, Ilmi Laçaj refuzoi të jepte deklarime.
Prokurori i SPAK kërkoi që nëse do të jetë gati mund të pyetet edhe Mediu në cilësinë e të pandehurit. Ky i fundit tha për mediat pas seancës se për këtë çështje do të komunikonte me avokatët.
“Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që secili të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë”, tha Mediu.
Seanca u shty për në 21 shkurt.
-
-
-
Gramsh, i moshuari i jep fund jetës
7 Shkurt, 10:02

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128