Detaje/ Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë pamje nga vendi i ngjarjes. 1 vit më parë i vranë vëllanë në Belgjikë, gjakmarrja pista kryesore

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen e Pjetër Kazës, në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga familjarët.
Ngjarja dyshohet ka ndodhur rreth orës 01:00 te kësaj te diele, teksa 57-vjeçari sapo ishte kthyer nga puna për në banesë, ku edhe i është zënë pritë nga ku autorët e paidentifikuar, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri.
Trupi i pajetë u gjet rreth orës 5 të mëngjesit nga bashkëshortja e 57-vjeçarit, e cila më pas njoftoi edhe familjarët e tjerë.
Nga hetimet e para rezulton se Pjetër Kaza mund të jetë vrarë për gjakmarrje, pasi rreth një viti më parë viktimës i kanë vrarë vëllain në Belgjikë.
Sipas burimeve paraprake, autori i krimit është ende i paidentifikuar dhe nuk dihen motivet e vrasjes.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës. Grupi hetimor po ndjek disa pista për zbardhjen e rrethanave të krimit.
-
Parashikimi i motit për sot, 1 qershor 2025
1 Qershor, 08:19
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

