Detaje/ Kush është autori i vrasjes së policit në Fier, i vëllai i dënuar me 19 vjet burg

13 Maj 2024, 16:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje/ Kush është autori i vrasjes së policit në Fier, i
Asllan Mernica alias Azgan Mernica, autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, është vëllai i një të dënuari me 19 vite burg për vrasje.

Kiri Mernica dyshohet se në bashkëpunim me Sadri Selaci masakruan me thikë të riun Florian Selimi dhe më pas trupin e tij e hodhën në një kanal ku u gjet pas disa orësh kërkime.

23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.

Në janar 2023 Gjykata e Fierit i ka dënuar me 19 vite burg dy autorët, Kiri Mernica dhe Sadri Selaci.

 

Po ndodh...