Do kryenin vrasje/ Kush janë dy të arrestuarit për të cilët u rrethua Vlora nga RENEA?

18 Shtator 2023, 11:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Do kryenin vrasje/ Kush janë dy të arrestuarit për të
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionin e mbrëmjes së kaluar në qytetin e Vlorës, në fund të të cilit u arrestuan dy persona me armë zjarri.

Sipas të dhënave nga policia e qytetit bregdetar, të arrestuarit janë Santiljano Basho dhe Bruno Shehu, të cilëve iu gjetën armët, teksa janë shoqëruar në komisariat dhe dy persona të tjerë.

Në operacion u përfshinë dhjetëra policë, forcat RENEA dhe FNSH, të cilët bllokuan për disa minuta bulevardin e Vlorës, pasi kishte informacione të sigurta se grupi kishte planifikuar një vrasje.

Në vendngjarje, përveç armëve, policia sekuestroi dhe një sasi parash, por ende nuk ka një komunikatë zyrtare për ngjarjen.

Santiljano Basho, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai konsiderohet si një prej “të fortëve” të Selenicës, i dënuar në 2019 për ‘shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie’.

Santiljano është vëllai i Tesi Bashos, një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje.

Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit pas tërmetit në Itali, së bashku me dy shokë u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf. Ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019.

Po ndodh...